SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin për pasoja “të shpejta dhe të ashpra” nëse konfirmohen raportimet se po planifikon të dërgojë qindra raketa balistike në Rusi. “Ne jemi të përgatitur për një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nëse Irani do të dërgonte raketat balistike, që sipas mendimit tonë do të paraqisnin një përshkallëzim dramatik të mbështetjes [...]Read More...

SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin për pasoja “të shpejta dhe të ashpra” nëse konfirmohen raportimet se po planifikon të dërgojë qindra raketa balistike në Rusi.

“Ne jemi të përgatitur për një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nëse Irani do të dërgonte raketat balistike, që sipas mendimit tonë do të paraqisnin një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Iranit ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

Paralajmërimi përkon me një paralajmërim të lëshuar më herët gjatë këtij viti nga SHBA-ja, pasi Reuters –duke cituar gjashtë burime të paidentifikuara – raportoi se Irani kishte dërguar “një numër të madh” të raketa të fuqishme balistike tokë-tokë në Rusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj programit të raketave balistike të Teheranit pas shqetësimeve se këto lloje armësh Irani mund t’i dërgojë tek aleatët dhe bashkëpunëtorët në Lindjen e Mesme dhe në Rusi, në mënyrë që Moska t’i përdorë kundër Ukrainës.