SHBA mesazh Iranit: Mos përshkallëzoni sulmet në Lindjen e Mesme

Qeveria amerikane i ka dërguar mesazh Iranit përmes kanaleve diplomatike të mos përshkallëzojë luftën në Lindjen e Mesme. Një situatë e tillë thotë Departamenti i Shtetit nuk do të ishte në interesin e saj. Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e quajti situatën aktuale “kritike” për rajonin. Blinken gjithashtu siguroi se Uashingtoni ishte angazhuar në [...]Read More...

SHBA mesazh Iranit: Mos përshkallëzoni sulmet në Lindjen e Mesme

Qeveria amerikane i ka dërguar mesazh Iranit përmes kanaleve diplomatike të mos përshkallëzojë luftën në Lindjen e Mesme.

Një situatë e tillë thotë Departamenti i Shtetit nuk do të ishte në interesin e saj.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e quajti situatën aktuale “kritike” për rajonin.

Blinken gjithashtu siguroi se Uashingtoni ishte angazhuar në “përpjekje intensive diplomatike, për të ulur tensionet, mes shqetësimeve për hakmarrjen e supozuar të Teheranit kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniya javën e kaluar.

“Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përshkallëzimi”, tha Blinken gjatë një takimi me homologen e tij australiane Penny Wong në kryeqytetin amerikan.

/abcnews.al/