Stuhia tropikale “Debby” godet Floridan, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e uraganit Debby që goditi Florida përpara se të dobësohej në një stuhi tropikale. “Debby” pritet që ditët në vijim të sjellë përmbytje të mëdha në pjesë të Xhorxhias dhe Karolina. Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi përmbytje me rrezik për jetën e banorëve pasi stuhia po lëviz [...]Read More...

Stuhia tropikale “Debby” godet Floridan, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e uraganit Debby që goditi Florida përpara se të dobësohej në një stuhi tropikale.

“Debby” pritet që ditët në vijim të sjellë përmbytje të mëdha në pjesë të Xhorxhias dhe Karolina.

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi përmbytje me rrezik për jetën e banorëve pasi stuhia po lëviz ngadalë e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm.

“Debby” goditi në tokë të hënën në mëngjes si uragan i kategorisë 1 në rajonin Big Bend të Bregut të Gjirit të Floridës.

Në Florida, rreth 150,000 shtëpi dhe biznese ishin pa energji të hënën mbrëma dhe 36,000 banorë të tjerë në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

/abcnews.al