SHBA paralajmëron Iranin: Pasoja serioze nëse kryen sulme të mëdha ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Iranin se qeveria dhe ekonomia e saj e sapozgjedhur mund të pësojnë një “goditje katastrofike” nëse do të nisë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Wall Street Journal. Paralajmërimi u dorëzua “si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve”, tha zyrtari, [...]Read More...

SHBA paralajmëron Iranin: Pasoja serioze nëse kryen sulme të mëdha ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Iranin se qeveria dhe ekonomia e saj e sapozgjedhur mund të pësojnë një “goditje katastrofike” nëse do të nisë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Wall Street Journal.

Paralajmërimi u dorëzua “si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve”, tha zyrtari, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

“SHBA-ja i ka dërguar mesazhe të qarta Iranit se rreziku i përshkallëzimit është jashtëzakonisht i lartë nëse ai fillon një sulm të madh hakmarrës kundër Izraelit”, tha zyrtari

Ai shtoi se Uashingtoni i ka thënë Teheranit “se ekziston një rrezik serioz i pasojave për ekonominë e Iranit dhe stabilitetin e qeverisë së tij të sapozgjedhur nëse ndjek këtë rrugë”.

Kujtojmë që SHBA e ndihmoi Izraelin të mbrohej nga sulmi masiv me dron dhe raketa të nisura nga Irani në muajin prill, që erdhi pas vrasjes së Mohammad Reza Zahedi, komandantit më të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike./abcnews.al