Përleshje mes të dënuarve në burgun e sigurisë së lartë në SHBA, raportohet për viktima dhe të plagosur

Tre të burgosur janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë shtruar në spital, pas një përleshje mes bandave në burgun e sigurisë së lartë në Ely, Nevada në SHBA.  Përleshja ndodhi pasditen e së martës në Burgun Shtetëror në një zonë rurale rreth 250 km në veri të Las Vegas. Burgu Ely është i vetmi [...]Read More...

Përleshje mes të dënuarve në burgun e sigurisë së lartë në SHBA, raportohet për viktima dhe të plagosur

Tre të burgosur janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë shtruar në spital, pas një përleshje mes bandave në burgun e sigurisë së lartë në Ely, Nevada në SHBA.  Përleshja ndodhi pasditen e së martës në Burgun Shtetëror në një zonë rurale rreth 250 km në veri të Las Vegas.

Burgu Ely është i vetmi burg i sigurisë së lartë në Nevada dhe strehon gjithashtu të dënuar me vdekje, 60 gjithsej. Për shkak të trazirave, të gjitha burgjet e shtetit të Nevadës u mbyllën për një kohë të pacaktuar.

Burgu Ely ka një kapacitet prej 1183 të burgosurish dhe punëson më shumë se 400 punonjës. Në vitin 2022, dhjetëra të burgosur hynë në grevë urie, duke protestuar për kushtet e këqija të paraburgimit dhe ushqimin e pamjaftueshëm.

Përgjatë vitit 2024, 21 vdekje të të burgosurve janë raportuar në të gjitha burgjet e Nevadës./abcnews.al