Ndërkombëtarët të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme

Bota i frikësohet një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, pas operacioneve ushtarake të Izraelit ku u vranë lideri i Hamas Ismail Haniyeh në Iran, dhe një komandantit të lartë të Hezbollah në Liban. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u ka kërkuar të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të [...]Read More...

Ndërkombëtarët të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme

Bota i frikësohet një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, pas operacioneve ushtarake të Izraelit ku u vranë lideri i Hamas Ismail Haniyeh në Iran, dhe një komandantit të lartë të Hezbollah në Liban.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u ka kërkuar të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të mos ndërmarrin “veprime përshkallëzuese”.

“Aktualisht, situata duket e pasigurt, rajoni duket që mund të përballet me më shumë konflikte, më shumë dhunë, më shumë vuajtje.

Dhe është thelbësore që ne ta parandalojmë këtë. Dhe kjo duhët të fillojë me një armëpushim. Për ta arritur këtë, të gjitha palët të ndalojnë marrjen e veprimeve përshkallëzuese,” tha Blinken.

Blinken tha se ai ka folur me homologët e tij në të gjithë rajonin dhe ata të gjithë ishin të fokusuar në arritjen e një armëpushimi.

“Është urgjente që të gjitha palët të bëjnë zgjedhjet e duhura në ditët në vijim,” shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se sulmet në Bejrut dhe Teheran “paraqesin një përshkallëzim të rrezikshëm” në rajon. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku për të parandaluar çdo veprim që mund ta shtyjë të gjithë Lindjen e Mesme në luftë.

/abcnews.al