Indonezia ndalon shitjen e cigareve për personat nën 21 vjeç

Raportohet se në Indonezi është ndaluar shitja e cigareve për personat nën moshën 21-vjeç. Sipas “Antara News”, në Indonezi janë vendosur rregullore për shitjen e cigareve. Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21-vjeç ndërsa u ndalua edhe shitja e cigareve për gratë shtatzëna. Shitja e cigareve nuk [...]Read More...

Indonezia ndalon shitjen e cigareve për personat nën 21 vjeç

Raportohet se në Indonezi është ndaluar shitja e cigareve për personat nën moshën 21-vjeç.

Sipas “Antara News”, në Indonezi janë vendosur rregullore për shitjen e cigareve.

Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21-vjeç ndërsa u ndalua edhe shitja e cigareve për gratë shtatzëna.

Shitja e cigareve nuk do të lejohet brenda 200 metrave nga këndet e lojërave të fëmijëve dhe institucioneve arsimore.

Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin tha se rregullorja pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të transformuar dhe realizuar një ekosistem kombëtar shëndetësor gjithëpërfshirës.