Shembet ura në Kinë, 11 të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 janë zhdukur pasi një urë autostrade u shemb në Kinën veriore, pasi disa pjesë të vendit u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm. Ura, e cila është mbi një lumë, u shemb për shkak të shiut të papritur dhe përmbytjeve në Sangluo në provincën [...]Read More...

Shembet ura në Kinë, 11 të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 janë zhdukur pasi një urë autostrade u shemb në Kinën veriore, pasi disa pjesë të vendit u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm.

Ura, e cila është mbi një lumë, u shemb për shkak të shiut të papritur dhe përmbytjeve në Sangluo në provincën Shaanxi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua,e cila raportoi për 11 të vdekur.

Më shumë se 30 persona janë të zhdukur, sipas transmetuesit shtetëror CCTV. Sangluo ndodhet rreth 900 kilometra në jugperëndim të Pekinit. Pesë automjete ishin nxjerrë nga ujërat e lumit./abcnews.al