Shënohet 25-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Sot në një ceremoni të organizuar Dogana e Kosovës shënoi 25-vjetorin e themelimit. Kjo ngjarje shënoi një moment historik për Doganën, duke reflektuar “mbi arritjet e saj gjatë këtyre 25 viteve në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”. Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja Rozeta Hajdari, ministri, Nenad Rasiq […]

Shënohet 25-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës
shenohet-25-vjetori-i-themelimit-te-doganes-se-kosoves

shenohet-25-vjetori-i-themelimit-te-doganes-se-kosoves

Sot në një ceremoni të organizuar Dogana e Kosovës shënoi 25-vjetorin e themelimit.

Kjo ngjarje shënoi një moment historik për Doganën, duke reflektuar “mbi arritjet e saj gjatë këtyre 25 viteve në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”.

Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja Rozeta Hajdari, ministri, Nenad Rasiq dhe Ambasadori i Britanisë së madhe, Jonathan Hargreaves e përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe zyrës së BE-së.

Në një fjalë rasti, Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu shprehu krenarinë e tij për arritjet e këtij institucioni.

“Ky përvjetor është një dëshmi e përkushtimit dhe qëndresës së të gjithë atyre që kanë shërbyer në Doganën e Kosovës gjatë këtyre 25 viteve. Pavarësisht sfidave që kemi përballuar, ne kemi dalë më të fortë, më efikas dhe më të përkushtuar për të mbrojtur interesat e vendit tonë. Suksesi ynë ndahet me çdo qytetar të Kosovës, sepse për ta kemi punuar pa ndalur për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe për të siguruar mirëqenien e shoqërisë sonë”, është shprehur Llugaliu.

Ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti në letrën dërguar Doganës për 25-vjetorin e ka theksuar rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin e vendit.

“Kryeministri vlerësoi përkushtimin në luftën kundër korrupsionit, thjeshtëzimin e procedurave doganore dhe angazhimin e palodhur të punonjësve të Doganës, të cilat kanë bërë të mundur arritjen e një rekordi historik në mbledhjen e të hyrave për shtatë mujorin e parë të këtij viti. Ai përmendi gjithashtu përpjekjet për vendosjen e ligjit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e përkujdesjes për të ardhmen e Doganës, duke përfunduar me zotimin e tij për të vijuar me përkrahjen e parezervë ndaj Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Fjalim pati edhe nga ministri Murati.

Murati, në fjalën e tij, u shpreh se qeveria njeh sfidat përmes të cilave ka kaluar Dogana e Kosovës dhe se kanë punuar fort për ta mbështetur atë në misionin e saj.

“Ministri falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm dhe stafin e Doganës për arritjet e jashtëzakonshme, duke theksuar rëndësinë që qeveria i jep lehtësirave tregtare, veçanërisht për prodhuesit vendorë. Ministri gjithashtu falenderoj stafin e Doganës së Kosovës për angazhimet e rëndësishme në vendosjen e rendit dhe kigjit në veriun e Kosovës, si dhe shprehu gjithashtu përkushtimin për të mbështetur Doganën në objektivat e saj për përparim dhe zhvillim të mëtejshëm”, thuhet tutje në njoftimin e doganës.

Gjatë ceremonisë u transmetua edhe një prezantim i veçantë që përmbledhte momentet kyçe të historisë së Doganës së Kosovës, sfidat dhe sukseset ndër vite.

Dogana e Kosovës ka falënderuar Qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë në zhvillimin e vendit.