Shërbimi sekret amerikan rrit masat e sigurisë për Donald Trumpin

Masat e sigurisë për konventën e Partisë Republikane amerikane dhe për ish-presidentin Donald Trump janë forcuar pas sulmit ndaj tij. ”Planifikimi i sigurisë në shtetin amerikan të Uiskonsinit u rishikua dhe u forcua pas sulmit të së shtunës”, theksoi drejtoresha Kimberly Cheatle. Agjencia është përgjegjëse për mbrojtjen e banorit të Shtëpisë së Bardhë dhe ish-presidentëve. […] The post Shërbimi sekret amerikan rrit masat e sigurisë për Donald Trumpin appeared first on Albinfo.

Shërbimi sekret amerikan rrit masat e sigurisë për Donald Trumpin

Masat e sigurisë për konventën e Partisë Republikane amerikane dhe për ish-presidentin Donald Trump janë forcuar pas sulmit ndaj tij.

”Planifikimi i sigurisë në shtetin amerikan të Uiskonsinit u rishikua dhe u forcua pas sulmit të së shtunës”, theksoi drejtoresha Kimberly Cheatle.

Agjencia është përgjegjëse për mbrojtjen e banorit të Shtëpisë së Bardhë dhe ish-presidentëve.

Ajo u kritikua pas atentatit të së shtunës, në të cilën një person i armatosur qëlloi Trumpin nga një çati gjatë një tubimi të fushatës në Pensilvani.

”Plani i sigurisë për konventën katërditore, i cili fillon sot, është fleksibël dhe do të përshtatet më tej sipas nevojës për të siguruar nivelin më të lartë të sigurisë për pjesëmarrësit e kongresit, vullnetarët dhe qytetin e Miluokit”, theksoi ajo.

Trump do të shpallet zyrtarisht kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në nëntor në konventën e partisë.

 

The post Shërbimi sekret amerikan rrit masat e sigurisë për Donald Trumpin appeared first on Albinfo.