Kurti i reagon Vuçiqit, për “marshin e shqiptarëve mbi urë”: Pohime të rrejshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se asnjë shqiptar nuk do të marshojë mbi urë, duke e demantuar kështu presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar se “shqiptarët do të marshojnë në urën e ibrit”. Ndaj këtyre deklaratave reagoi Kurti, duke thënë se këto akuza të rreme shpesh janë parathënie për një […] The post Kurti i reagon Vuçiqit, për “marshin e shqiptarëve mbi urë”: Pohime të rrejshme appeared first on Albinfo.

Kurti i reagon Vuçiqit, për “marshin e shqiptarëve mbi urë”: Pohime të rrejshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se asnjë shqiptar nuk do të marshojë mbi urë, duke e demantuar kështu presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar se “shqiptarët do të marshojnë në urën e ibrit”.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi Kurti, duke thënë se këto akuza të rreme shpesh janë parathënie për një sulm të planifikuar nga Serbia.

“Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç ai pretendon në mënyrë të rreme. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë pasur për qëllim të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë një parathënie për një sulm të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

Përndryshe, për nesër është paralajmëruar një protestë e serbëve në veri të Kosovës.

 

The post Kurti i reagon Vuçiqit, për “marshin e shqiptarëve mbi urë”: Pohime të rrejshme appeared first on Albinfo.