Danimarka aplikon identifikim biometrik për njohjen e fytyrës

Policia në Danimarkë po planifikon të përdorë identifikimin teknologjik, në përpjekje për t’i bërë ballë përshkallëzimit të dhunës së bandave në kryeqytetin Kopenhagen. Pas një takimi kokë më kokë, drejtori i policisë dhe ministri i Drejtësisë ranë dakord për përdorimin e mjeteve digjitale për njohjen e fytyrës. “Nëse kemi një foto të dikujt, atëherë është […] The post Danimarka aplikon identifikim biometrik për njohjen e fytyrës appeared first on Albinfo.

Danimarka aplikon identifikim biometrik për njohjen e fytyrës

Policia në Danimarkë po planifikon të përdorë identifikimin teknologjik, në përpjekje për t’i bërë ballë përshkallëzimit të dhunës së bandave në kryeqytetin Kopenhagen. Pas një takimi kokë më kokë, drejtori i policisë dhe ministri i Drejtësisë ranë dakord për përdorimin e mjeteve digjitale për njohjen e fytyrës.

“Nëse kemi një foto të dikujt, atëherë është e mundur të bëjmë kontrolle të shpejta përmes mjeteve digjitale, të kërkojmë mes mijëra videove të regjistruara për të gjetur të dyshuarin. Duke bërë këtë, në rastin më të mirë ne mund të jemi në gjendje ta kapim atë më shpejt”, tha Thorkild Fogde, drejtor i Policisë Kombëtare, Danimarkë.

“Njohja e fytyrës është një identifikim biometrik solid, njësoj si gjurmët e gishtave. Ne i kontrollojmë elektronikisht gjurmët e gishtave përmes katalogut tonë. Askush nuk e vë në dyshim këtë. Por, askush nuk mund të presë që të kontrollojmë 150 gjurmë në mënyrë manuale. E praktikojmë këtë metodë për të kontrolluar fotot për identifikimin e të dyshuarve, por mund ta bëjmë edhe elektronikisht nëse politikanët e lejojnë”, u shpreh ai.

Megjithatë, parti të ndryshme politike mund ta kundërshtojnë këtë lloj teknologjie.

The post Danimarka aplikon identifikim biometrik për njohjen e fytyrës appeared first on Albinfo.