Shifrat/ Polonia planifikon shpenzime rekord në fushën e mbrojtjes
Projektbuxheti i Polonisë i propozuar për vitin 2025, përfshin një shpenzim rekord për mbrojtje në vlerë 187 miliardë zloty (43.55 miliardë euro), kanë thënë zyrtarët të mërkurën, transmeton agjencia “AP”. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka prezantuar pikat kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm. Vendi i tij kufizohet me Ukrainën që është përfshirë nga [...]Read More...
Projektbuxheti i Polonisë i propozuar për vitin 2025, përfshin një shpenzim rekord për mbrojtje në vlerë 187 miliardë zloty (43.55 miliardë euro), kanë thënë zyrtarët të mërkurën, transmeton agjencia “AP”.
“Është një përpjekje e madhe, por nuk ka kthim prapa”, ka thënë Tusk në konferencë për media, duke iu referuar investimeve në sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Financave, Andrzej Domanski, tha se propozimi për shpenzimet për mbrojtje do të përbënte 4.7 për qind të bruto produktit vendor, krahasuar me 4.2 për qind sa i shpenzuan këtë vit.