VIDEO/ Dhjetë të vdekur dhe 63 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Nepal

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 63 raportohen të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Nepal. Dhjetëra kanë vdekur në Nepal që nga mesi i qershorit pasi shirat e rrëmbyeshëm të musonit shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje. #WATCH | Rescue and search operation underway after two buses carrying around 63 passengers were swept [...]Read More...

VIDEO/ Dhjetë të vdekur dhe 63 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Nepal

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 63 raportohen të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Nepal. Dhjetëra kanë vdekur në Nepal që nga mesi i qershorit pasi shirat e rrëmbyeshëm të musonit shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Të premten, autoritetet mobilizuan ushtrinë dhe policinë për të kërkuar për 63 personat e zhdukur, pas rrëshqitjes së dheut në lumin Trisuli në orët e para të mëngjesit.

Nga 66 personat që transportonin dy autobusët në total, vetëm tre pasagjerë arritën të shpëtonin. Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 91 viktima në Nepal që nga mesi i qershorit.

/abcnews.al