Kryeministri i Sllovakisë: Hyrja e Ukrainës në NATO është ‘garanci’ për Luftën e Tretë Botërore
Hyrja e Ukrainës në NATO do të shkaktonte një konflikt global dhe është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore, tha kryeministri sllovak Robert Fico. “Unë i kuptoj dëshirat e Ukrainës, ajo është një vend sovran, por anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore”, tha [...]Read More...
Hyrja e Ukrainës në NATO do të shkaktonte një konflikt global dhe është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore, tha kryeministri sllovak Robert Fico.
“Unë i kuptoj dëshirat e Ukrainës, ajo është një vend sovran, por anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore”, tha ai përmes një videoje në “Facebook”.
Komenti i tij erdhi disa orë pasi delegacioni sllovak në samitin e NATO-s në Uashington mbështeti qëndrimin e përbashkët se Ukraina është në një “rrugë të pakthyeshme” për t’u bashkuar me aleancën.
Ai më parë tha se do të “do të donte shumë të bashkohej” me kryeministrin hungarez, Viktor Orban në udhëtimin në Moskë për të vizituar presidentin rus, Vladimir Putin.
Sakaq, Ukraina tashmë ka bërë të qartë synimet, anëtarësimin në NATO si dhe në Bashkimin Evropian.