Sondazhi: Shumica e amerikanëve nuk e njohin kandidatin e zgjedhur nga Kamala Harris për zv.president

Shumica e amerikanëve nuk e njohin kandidatin e zgjedhur nga Kamala Harris për zëvendëspresident Tim Walz, zbulon një sondazh i NPR/PBS/Marist i publikuar të martën. 71% e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Walz-in, shkruan CNN. Sondazhi, i kryer nga 1-4 gusht, zbulon se 17% e amerikanëve e shohin zgjedhjen e Harris për Walz-in si [...]Read More...

Sondazhi: Shumica e amerikanëve nuk e njohin kandidatin e zgjedhur nga Kamala Harris për zv.president

Shumica e amerikanëve nuk e njohin kandidatin e zgjedhur nga Kamala Harris për zëvendëspresident Tim Walz, zbulon një sondazh i NPR/PBS/Marist i publikuar të martën.

71% e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Walz-in, shkruan CNN.

Sondazhi, i kryer nga 1-4 gusht, zbulon se 17% e amerikanëve e shohin zgjedhjen e Harris për Walz-in si të favorshëm për të qenë kandidati për zëvendëspresident. Sondazhi i NPR/PBS/Marist thotë se 30% e demokratëve e vlerësojnë si të favorshëm zgjedhjen e Harris.

Guvernatori Minesotës, Tim Walz është përzgjedhur kandidat në garën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ish-mësuesi i shkollës së mesme dhe trajneri i futbollit tërhoqi vëmendjen e demokratëve për stilin e tij dhe aftësinë për t’iu përgjigjur Donald Trump pa u dukur shumë agresiv.

60-vjeçari udhëhoqi Minesotën përmes protestave të vitit 2020 për vdekjen e George Floyd në Minneapolis. Ai vendosi Gardën Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e trazirave që shpërthyen gjatë demonstratave.

Në punën e tij të mëparshme si kongresmen, ai ka fituar në një qark që ka një numër të konsiderueshëm votuesish rurale dhe republikanë. Guvernatori mund të mos ketë qenë një emër i njohur mes demokratëve disa javë më parë, por tani ai ka fituar garën./abcnews.al