Shkencëtari shqiptar në Amerikë drejt rrugës për ilaçin ndaj kancerit të zorrës së trashë

Kevin Dervishi është një shkencëtar premtues, i cili jep shpresë për njerëzit me kërkimet e tij në fushën e bioteknologjisë mjekësore, në gjenetikën e kancerit. Së fundmi Kevin ka përfunduar studimet e doktoraturës në Harvard ku fusha e tij e kërkimit ka qenë pikërisht për kancerin e zorrës së trashë. 28 vjeçari ka arritur të […] The post Shkencëtari shqiptar në Amerikë drejt rrugës për ilaçin ndaj kancerit të zorrës së trashë appeared first on Albinfo.

Shkencëtari shqiptar në Amerikë drejt rrugës për ilaçin ndaj kancerit të zorrës së trashë

Kevin Dervishi është një shkencëtar premtues, i cili jep shpresë për njerëzit me kërkimet e tij në fushën e bioteknologjisë mjekësore, në gjenetikën e kancerit.

Së fundmi Kevin ka përfunduar studimet e doktoraturës në Harvard ku fusha e tij e kërkimit ka qenë pikërisht për kancerin e zorrës së trashë.

28 vjeçari ka arritur të studionte mutacionin gjenetik që shkakton këtë lloj kanceri për t’i hapur rrugë kështu trajtimit të dedikuar të pacientëve.

Kevin po ecën në hapat e familjes së tij, ku gjyshi i tij Qevqep Kambo ka qenë ndër njerëzit e pakët të vyer që kanë kontribuar në fushën e shkencës në Shqipëri. Nëna e tij, gjithashtu një kërkuese shkencore në fushën e bioteknologjisë që sot punon në SHBA dhe djali i profesorit të Universitetit të Kalifornisë të San Diegos.

Kështu, Kevin, shqiptari i lindur në SHBA, u rrit mes një lëmi të gjerë të studiuesve, profesorëve e risive të bioteknologjisë.

Për A2 CNN ai tregon se ka studiuar gjuhën shqipe në universitetin e Harvardit, nismë e cila emocionoimamanë e tij.

Kevin është i martuar me Bellin, një avokate amerikane, e cila është dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët. Madje dhe në dasmën e tyre nuk harruan kostumin popullor shqiptar.

Megjithëse mundohen të mësojnë të dy fjalë të reja shqip, ka disa që Kevin shpesh i ngatërron, sidomos fjalët e përafërta me njëra- tjetrën.

 

 

The post Shkencëtari shqiptar në Amerikë drejt rrugës për ilaçin ndaj kancerit të zorrës së trashë appeared first on Albinfo.