Eurodeputeti austriak Waitz thotë se do të ishte nder nëse zgjidhet raportues për Kosovën  

Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Evropian nga Të Gjelbrit po përflitet të jetë kandidati potencial si raportuesi i ri i PE-së për Kosovën. Megjithatë ai ka deklaruar se ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili grup dhe cili anëtar do të ndërmarrë këtë punë të rëndësishme. Waitz thotë gjithashtu se është i lumtur […] The post Eurodeputeti austriak Waitz thotë se do të ishte nder nëse zgjidhet raportues për Kosovën   appeared first on Albinfo.

Eurodeputeti austriak Waitz thotë se do të ishte nder nëse zgjidhet raportues për Kosovën   

Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Evropian nga Të Gjelbrit po përflitet të jetë kandidati potencial si

raportuesi i ri i PE-së për Kosovën. Megjithatë ai ka deklaruar se ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili grup dhe cili anëtar do të ndërmarrë këtë punë të rëndësishme.

Waitz thotë gjithashtu se është i lumtur që të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Nëse kam nderin ta bëj këtë përmes raportimit për shtetin e Kosovës, do të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin jo të dhunshëm, të respektueshëm dhe të begatë në rajon në përgjithësi dhe në rajonin e Serbisë/Kosovës në veçanti”, tha eurodeputeti Waitz për gazetën serbe “Danas”.

 

 

The post Eurodeputeti austriak Waitz thotë se do të ishte nder nëse zgjidhet raportues për Kosovën   appeared first on Albinfo.