DASH “paralajmëron” Kosovën e Serbinë: S’keni rrugë tjetër veç dialogut!

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk sheh rrugë tjetër përpara për Kosovën e Serbinë përveç dialogut, përcjell albinfo.ch. E ardhmja e të dy vendeve është në institucionet e Bashkimit Europian, tha një zëdhënës i DASH për REL. I kontaktuar të komentonte mbi kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Kosovën, zëdhënësi tha se  SHBA-ja “vazhdon […] The post DASH “paralajmëron” Kosovën e Serbinë: S’keni rrugë tjetër veç dialogut! appeared first on Albinfo.

DASH “paralajmëron” Kosovën e Serbinë: S’keni rrugë tjetër veç dialogut!

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk sheh rrugë tjetër përpara për Kosovën e Serbinë përveç dialogut, përcjell albinfo.ch.

E ardhmja e të dy vendeve është në institucionet e Bashkimit Europian, tha një zëdhënës i DASH për REL. I kontaktuar të komentonte mbi kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Kosovën, zëdhënësi tha se  SHBA-ja “vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”.

Gjatë fjalimit të tij të shumëtrumpetuar javën që shkoi, Vuçiç kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës. Komunat në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë i bojkotuan zgjedhjet.

Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të Prishtinës zyrtare për të zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë deri tani ndonjë koment mbi kërkesat e Vuçiçit, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, i cilësoi ato si antikushtetuese.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit i drejtoi gjithashtu një apel Kosovës dhe Serbisë që “të frenohen nga retorika e mëtejshme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”.

 

The post DASH “paralajmëron” Kosovën e Serbinë: S’keni rrugë tjetër veç dialogut! appeared first on Albinfo.