Incidenti në aeroportin e Shkupit: Presidenca reagon sërish pas raportit të AAC-së

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), në Maqedoni të Veriut, i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka dalë sot me raport zyrtar, duke njoftuar se janë rishikuar provat dhe kanë bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen e 2 gushtit, në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës […] The post Incidenti në aeroportin e Shkupit: Presidenca reagon sërish pas raportit të AAC-së appeared first on Albinfo.

Incidenti në aeroportin e Shkupit: Presidenca reagon sërish pas raportit të AAC-së

Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), në Maqedoni të Veriut, i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka dalë sot me raport zyrtar, duke njoftuar se janë rishikuar provat dhe kanë bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen e 2 gushtit, në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku disa pjesëtarë të aeroportit tentuan që t’i merret telefoni dhe t’i vendoset në skanerë.

AAC njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin, transmeton albinfo.ch.

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, pas këtij raporti ka deklaruar se në asnjë shtet të botës, nuk ia marrin telefonin për skanim kreut të shtetit.

“Në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim. Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit”, ka thënë ai për Telegrafin.

“Nga dhjetëra vende që kemi vizituar deri sot, RMV është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit. Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çanten e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner”, pohoi ai.

Tutje, ai u shpreh se RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdo kund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare teksa pohoi se presidentja pas incidentit ka ndryshuar edhe itinerarin e udhëtimit.

“Presidentja nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, shtoi tutje ai.

The post Incidenti në aeroportin e Shkupit: Presidenca reagon sërish pas raportit të AAC-së appeared first on Albinfo.