Nis punimet Seminari i 42-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

Këtë të hënë nis punimet Seminari Ndërkombëtar Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, pritet të ketë rreth 300 pjesëmarrës, për të cilët do të ofrojë ligjërata, tryeza, kurse të gjuhës dhe prezantime të kumtesave që janë segmentet e kahershme. Sivjet të ftuar janë disa prej figurave më eminente të albanologjisë e gjuhës në botë, […] The post Nis punimet Seminari i 42-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare appeared first on Albinfo.

Nis punimet Seminari i 42-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

Këtë të hënë nis punimet Seminari Ndërkombëtar Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, pritet të ketë rreth 300 pjesëmarrës, për të cilët do të ofrojë ligjërata, tryeza, kurse të gjuhës dhe prezantime të kumtesave që janë segmentet e kahershme.

Sivjet të ftuar janë disa prej figurave më eminente të albanologjisë e gjuhës në botë, si gjuhëtari Brian Joseph, akademiku Ranko Matasoviq, profesori Jose Manuel Floristan Imizcoz, ligjëruesi Phil Hubbard, që kthehet në ngjarje pas 47 vjetësh, albanologu Rexhep Ismajli e historiani Oliver Jens Schmitt.

Seminari nis punimet me hapjen solemne në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në orën 11:00, e më pas do të ketë kurse gjuhe, ndërsa do të organizohet edhe tryeza me temën “50-vjetori i Seminarit”, ku do të prezantohen kumtesat e studiuesve shqiptarë.

 

The post Nis punimet Seminari i 42-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare appeared first on Albinfo.