Ministrja gjermane thotë se ia bëri të qarta qeverisë së Kosovës kërkesat për CEFTA-n

Pas vizitës së saj në Kosovë, ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann, ta se Qeverisë së Kosovës ia ka bërë të qartë kërkesat për zhbllokim të masave ndaj importit të Serbisë në kuadër të CEFTA-s, përcjell albinfo.ch. “Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. […] The post Ministrja gjermane thotë se ia bëri të qarta qeverisë së Kosovës kërkesat për CEFTA-n appeared first on Albinfo.

Ministrja gjermane thotë se ia bëri të qarta qeverisë së Kosovës kërkesat për CEFTA-n

Pas vizitës së saj në Kosovë, ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann, ta se Qeverisë së Kosovës ia ka bërë të qartë kërkesat për zhbllokim të masave ndaj importit të Serbisë në kuadër të CEFTA-s, përcjell albinfo.ch.

“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Në X ajo ka shpërndarë edhe një fotografi me kryeministrin Kurti, ndonëse nuk ka pasur njoftim se dyshja janë takuar.

 

The post Ministrja gjermane thotë se ia bëri të qarta qeverisë së Kosovës kërkesat për CEFTA-n appeared first on Albinfo.