Kurti nderon sot viktimat e 11 shtatorit

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësshefen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, nderojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit, përcjell albinfo.ch. Sipas njoftimit, homazhet mbahen në oborrin e Qeverisë së Kosovës, në orën 09:00. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me të ngarkuarën me punë në […] The post Kurti nderon sot viktimat e 11 shtatorit appeared first on Albinfo.

Kurti nderon sot viktimat e 11 shtatorit

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësshefen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, nderojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, homazhet mbahen në oborrin e Qeverisë së Kosovës, në orën 09:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, bëjnë homazhe në nderim të viktimave nga sulmi i 11 Shtatorit, pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2019 në oborrin e qeverisë është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të atij sulmi.

Nga ky sulm terrorist humbën jetën rreth 3 mijë viktima.

 

The post Kurti nderon sot viktimat e 11 shtatorit appeared first on Albinfo.