Shkrumbohet gjatë videoklipit traileri i Paris Hilton, si është gjendja shëndetësore e këngëtares

Paris Hilton ishte në qendër të Los Anxhelosit duke filmuar një videoklipin për këngën e saj të re ‘Bad Bitch Academy’ kur “shtëpia e saj e lëvizshme” mori flakë. Hilton ishte në shesh kur shpërtheu zjarri , por nuk u lëndua. Sipas TMZ, “shtëpia e lëvizshme” ishte dhoma e zhveshjes së trashëgimtares së “artë” dhe... The post Shkrumbohet gjatë videoklipit traileri i Paris Hilton, si është gjendja shëndetësore e këngëtares appeared first on AfterParty.

Shkrumbohet gjatë videoklipit traileri i Paris Hilton, si është gjendja shëndetësore e këngëtares

Paris Hilton ishte në qendër të Los Anxhelosit duke filmuar një videoklipin për këngën e saj të re ‘Bad Bitch Academy’ kur “shtëpia e saj e lëvizshme” mori flakë.

Hilton ishte në shesh kur shpërtheu zjarri , por nuk u lëndua.

Sipas TMZ, “shtëpia e lëvizshme” ishte dhoma e zhveshjes së trashëgimtares së “artë” dhe pas zjarrit gjithçka u dogj.

“Burimet thonë se trajleri ishte i pajisur me rroba firmash, Swarovski, syze dielli, çanta, bizhuteri, kompjuterë dhe tonelata sende personale dhe gjithçka u shkatërrua nga zjarri,” shkruan TMZ dhe citoi një video të lidhur të kampistit të djegur. Mësohet se në xhirime mund të ketë qenë edhe Heidi Klum, e cila do të ishte e ftuar në klip.

Paris Hilton ndau në Instagram një foto të mjetit të djegur dhe falënderoi ata që ishin aty për ta ndihmuar dhe mbështetur.

The post Shkrumbohet gjatë videoklipit traileri i Paris Hilton, si është gjendja shëndetësore e këngëtares appeared first on AfterParty.