DJ i famshëm lëshon këngën e Taynës “Si Ai”, në një nga performancat e tij të fundit

DJ dhe producenti i njohur, turk, Mahmut Orhan, po vazhdon me performancat e tij nëpër vende të ndryshme të botës. Ai së fundmi ka qenë duke performuar në “Burning Man 2024”, që mbahet në Nevada. Në mesin e shumë këngëve që kishte zgjedhur për të performuar kishte zgjedhur edhe një këngë shqiptare. Bëhet fjalë për…

DJ i famshëm lëshon këngën e Taynës “Si Ai”, në një nga performancat e tij të fundit

DJ dhe producenti i njohur, turk, Mahmut Orhan, po vazhdon me performancat e tij nëpër vende të ndryshme të botës.

Ai së fundmi ka qenë duke performuar në “Burning Man 2024”, që mbahet në Nevada.

Në mesin e shumë këngëve që kishte zgjedhur për të performuar kishte zgjedhur edhe një këngë shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën “Si Ai”, kënduar nga Tayna e cila ka thyer çdo parashikim në lidhje me klikimet.

“Si Ai”, arriti të hyjë në top 10-ën e 200 këngëve në botë duke u renditur si më e dëgjuara, e në këtë kohë nuk mungoi as “Remix”, i kësaj kënge nga DJ Marshmellow i cili i dha një jehonë tjetër.

Mirëpo në këtë mes ka hyrë edhe Dj Orhan i cili ka krijuar një “Remix”, të mahnitshëm më këngën e reperes Tayna, ku publiku duket se ka qenë i kënaqur.

Orhan ka qenë edhe në Kosovë e Shqipëri për të performuar vite më parë. /Lajmi.net/

 

@mahmutorhan Burning man ???????? #mahmutorhan #burningman2024 ♬ original sound – Mahmut Orhan