Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës kërkon ndihmë për arrestimin e Noizyt, ja deklarata e tij

Rigels Rajku (Noizy) dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin ‘Medi’. Deri më tani, nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin. Në ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten... The post Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës kërkon ndihmë për arrestimin e Noizyt, ja deklarata e tij appeared first on AfterParty.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës kërkon ndihmë për arrestimin e Noizyt, ja deklarata e tij

Rigels Rajku (Noizy) dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin ‘Medi’. Deri më tani, nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë. Në një prononcim për Telegrafin, Nikçi fton edhe qytetarët të japin informacione në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarve.

“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pasur avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese”, tha Nikçi.

“Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial neve na duhen vetëm informata”, theksoi ndër të tjerash.

The post Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës kërkon ndihmë për arrestimin e Noizyt, ja deklarata e tij appeared first on AfterParty.