Princ Leka baba për herë të dytë?

Trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka do bëhet baba për herë të dytë. Sipas ‘Liberale‘, Princi dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi do bëhen prindër. Në fotot e siguruara prej tyre, shihet çifti duke bërë blerje në një nga dyqanet për fëmijë në kryeqytet. Mes tyre është vajza e Princ Lekës, çka duket […]

Princ Leka baba për herë të dytë?

Trashëgimtari i familjes Mbretërore, Princ Leka do bëhet baba për herë të dytë.

Marketing

Sipas ‘Liberale‘, Princi dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi do bëhen prindër. Në fotot e siguruara prej tyre, shihet çifti duke bërë blerje në një nga dyqanet për fëmijë në kryeqytet.

Mes tyre është vajza e Princ Lekës, çka duket se pas konflikteve të bujshme me aktoren Elia Zaharia dhe divorcit të dhunshëm, mosmarrëveshjet mes tyre janë sheshuar. Vajza e tij nga pamjet duket se është miqësuar edhe me partneren e re të Pric Lekës.

Kujtojmë se pak ditë më parë u përfol se çifti do martohet. Kjo pasi në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar.

Kujtojmë se nga 25 prilli, Princi dhe Elia janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata vendosi që vajza e tyre, Geraldina t’i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elias. Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.

Konfliktet e çiftit (Elia dhe Princ Leka) u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa Elia i është rikthyer jetës së saj profesionale dhe ngjitjes në skenë me disa vepra, nga ana tjetër Leka po shijon lidhjen e tij të të dashurisë.

Marketing