“Futbollist, s’bëhet fjalë!”, Evi dhe Kledi flasin për planet për bebin

Evi Reçi dhe Kledi Hysa ishin ndër të ftuarit të mbrëmjes në “Kampionët”. Pasi moderatorja Marina Vjollca shprehu kënaqësinë e të paturit në program mikeshën e saj, Evi Reçi, e cila është edhe në pritje të ëmbël të një djali. Partneri i saj u shpreh pa hezitim se djali do të merret me futboll, por […]

“Futbollist, s’bëhet fjalë!”, Evi dhe Kledi flasin për planet për bebin

Evi Reçi dhe Kledi Hysa ishin ndër të ftuarit të mbrëmjes në “Kampionët”. Pasi moderatorja Marina Vjollca shprehu kënaqësinë e të paturit në program mikeshën e saj, Evi Reçi, e cila është edhe në pritje të ëmbël të një djali. Partneri i saj u shpreh pa hezitim se djali do të merret me futboll, por pse jo edhe me këndim.

Biseda në studio:

Evi Reçi: Besoj do të jem personi i parë këtu në këtë panel që vij vetë i dytë.

Marina Vjollca: Patjetër! Kjo është 100% e sigurt.

Evi Reçi: Që do të flas për futboll që ndoshta-ndoshta do të merret fëmija im me futboll, se unë nuk besoj se do të merrem ndonjëherë.

Marina Vjollca: Kledi, do të merret fëmija me futboll? Do të jetë çuni futbollist?

Kledi Hysa: S’bëhet fjalë!

Marina Vjollca: Pse jo, këngëtar?

Kledi Hysa: Këngëtar dhe futbollist, sepse e tregoi shumë mirë Bushi që duhet edhe të këndosh.

Evi Reçi: Do të jetë rast i veçantë.