Shoqata Kulturore Shqiptare në Bern zgjedh për herë të parë një grua në krye të saj

Për herë të parë Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi Bern, do të drejtohet nga një grua. Arbenita Zeka Surdulli u zgjodh Kryetare e Sh.K.Sh Bashkimi Bern, Merita Mustafa Sekretare, ndërkaq Sabedin Selmani, Arkëtar. Gjithashtu u zgjodhën edhe udhëheqësit e katër komisioneve, komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, që do të udhëhiqet nga Xhemail Murtishi, Këngëtar, […] The post Shoqata Kulturore Shqiptare në Bern zgjedh për herë të parë një grua në krye të saj appeared first on Albinfo.

Shoqata Kulturore Shqiptare në Bern zgjedh për herë të parë një grua në krye të saj

Për herë të parë Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi Bern, do të drejtohet nga një grua.

Arbenita Zeka Surdulli u zgjodh Kryetare e Sh.K.Sh Bashkimi Bern, Merita Mustafa Sekretare, ndërkaq Sabedin Selmani, Arkëtar.

Gjithashtu u zgjodhën edhe udhëheqësit e katër komisioneve, komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, që do të udhëhiqet nga Xhemail Murtishi, Këngëtar, komisionin për Integrim do ta udhëheq, Korab Rashiti, Deputet kantonal në Bern, Dr. Alida Ramaj do ta drejtoj komisionin për Informim, ndërkaq komisionin e Gruas do ta udhëheq, Teuta Gashi Kryeziu, Pedagoge sociale.

Në kuvendin e hapur dhe të 7-të zgjedhor të Sh.K.Sh Bashkimi që u mbajt në Bern, morën pjesë 33 kuvendarë me të drejtë vote.

Gjatë zgjedhjes së kryesisë së re, rëndësi e veçantë i është kushtuar përfshirjes së anëtarëve nga të gjitha trojet shqiptare, ndërkaq risia tjetër është se për herë të parë në krye të shoqatës janë zgjedhur 4 gra, njofton shoqata.

 

 

The post Shoqata Kulturore Shqiptare në Bern zgjedh për herë të parë një grua në krye të saj appeared first on Albinfo.