Kosovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së. Hetimet kanë vërtetuar se […] The post Kosovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Albinfo.

Kosovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.

Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar, njofton Prokuroria Speciale, transmeton albinfo.ch.

Kjo çështje penale sipas Prokurorisë tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

 

 

The post Kosovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Albinfo.