Shpallet tenderi 18,4 milionësh për ndërtimin e sheshit Xhorxh Bush

Komuna e Prishtinës sot ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 18,4 milionë euro për ndërtimin e sheshit Xhorxh Bush, raporton Front Online. Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatori Ekonomik që dëshiron të marrë pjesë në këtë proces Prokurimi  duhet të ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor gjatë tri viteve të fundit para […]

Shpallet tenderi 18,4 milionësh për ndërtimin e sheshit Xhorxh Bush
shpallet-tenderi-18,4-milionesh-per-ndertimin-e-sheshit-xhorxh-bush

shpallet-tenderi-18,4-milionesh-per-ndertimin-e-sheshit-xhorxh-bush

Komuna e Prishtinës sot ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 18,4 milionë euro për ndërtimin e sheshit Xhorxh Bush, raporton Front Online.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatori Ekonomik që dëshiron të marrë pjesë në këtë proces Prokurimi  duhet të ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor gjatë tri viteve të fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë është minimum 36,500,000.00 euro.

Gjithashtu, Operatori Ekonomik duhet të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të punëve të ngjashme në 3 (tri) vitet e fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë në vlerë jo më pak se 27,500,000.00 euro.

Po ashtu, komuna e Prishtinës ka paraparë edhe shumë kritere tjera për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces Prokurimi.

Hapja e tenderit sipas njoftimit do të behët më 6 shtator të këtij viti, raporton Front Online.