Shpërndante në WhatsApp foto intime të të miturve, ish-prezantuesi i BBC del sot para gjykatës

Huw Edwards është deklaruar fajtor për publikimin e fotove të pahijshme të fëmijëve. 62 vjeçari doli sot para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit në Londër. Sipas informaicioneve, veprat penale dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet viteve 2020 dhe 2022 dhe kanë të bëjnë me 37 imazhe që janë shpërndarë në një bisedë në WhatsApp. Ish-prezantuesi i [...]Read More...

Shpërndante në WhatsApp foto intime të të miturve, ish-prezantuesi i BBC del sot para gjykatës

Huw Edwards është deklaruar fajtor për publikimin e fotove të pahijshme të fëmijëve. 62 vjeçari doli sot para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit në Londër.

Sipas informaicioneve, veprat penale dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet viteve 2020 dhe 2022 dhe kanë të bëjnë me 37 imazhe që janë shpërndarë në një bisedë në WhatsApp.

Ish-prezantuesi i BBC News u arrestua nëntorin e kaluar dhe u akuzua muajin e kaluar.

Ai u largua nga BBC në prill dhe ka qenë spikeri i lajmeve i profilit më të lartë dhe më i paguar i korporatës, një nga prezantuesit kryesorë në “Ten O’Clock News” të “BBC One” dhe shpesh zgjidhej për mbulimin kryesor të ngjarjeve të mëdha kombëtare.