Fluks i ardhjeve përmes pikave kufitare të Kosovës

  Gjatë tërë muajit korrik ka pasur një fluks të ardhjeve të mërgimtarëve përmes pikave kufitare të Kosovës, shkruan albinfo.ch. Mërgimtarët më të shumtë gjatë këtij muaji ishin kryesisht të Zvicrës, Austrisë dhe shteteve skandinave, pasiqë pushimet verore në këto shtete filluan qysh në fillim të muajit korrik. Ndërkohë Qendra Kufitare për Menaxhim Kufitar pret […] The post Fluks i ardhjeve përmes pikave kufitare të Kosovës appeared first on Albinfo.

Fluks i ardhjeve përmes pikave kufitare të Kosovës

 

Gjatë tërë muajit korrik ka pasur një fluks të ardhjeve të mërgimtarëve përmes pikave kufitare të Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Mërgimtarët më të shumtë gjatë këtij muaji ishin kryesisht të Zvicrës, Austrisë dhe shteteve skandinave, pasiqë pushimet verore në këto shtete filluan qysh në fillim të muajit korrik.

Ndërkohë Qendra Kufitare për Menaxhim Kufitar pret fluks të ardhejve edhe gjatë muajit gusht.

Kujtojmë se mërgimtarë të shumë jetojnë edhe në Gjermani dhe Francë, të cilët pushimet verore sipas kalendarit nisin gjatë muajit gusht.

Pritjet ditët e fundit në pikat kufitare të Kosovës, veçamas në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, ishin të larta, ndërkohë sot pritjet sipas Qendrës Kufitare janë deri në 15 minuta.  /Albinfo.ch

 

The post Fluks i ardhjeve përmes pikave kufitare të Kosovës appeared first on Albinfo.