MPJ konfirmon se Serbia ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Prokuroria e Qarkut në Beograd sot ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të një qytetari të Kosovës që dyshohet të jetë vrarë në Lloznicë të Serbisë, e që besohet të jetë trupi i Faton Hajrizit. MPJ-ja tha se avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, […] The post MPJ konfirmon se Serbia ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit appeared first on Albinfo.

MPJ konfirmon se Serbia ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Prokuroria e Qarkut në Beograd sot ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të një qytetari të Kosovës që dyshohet të jetë vrarë në Lloznicë të Serbisë, e që besohet të jetë trupi i Faton Hajrizit.

MPJ-ja tha se avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, i mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, po i kryen procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës do t’ ju mbajmë të informuar”, thuhet në reagimin e MPJ-së, transmeton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.

Më herët gjatë ditës, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, e ka konfirmuar se trupi i pajetë në morgun e Lloznicës është i Faton Hajrizit.

Koci tha se atij i është lejuar ta shohë trupin e tij dhe se, sipas tij, “mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”.

Në këtë përfundim autoritetet serbe erdhën pasi morën strishon e nënës së Faton Hajrizit, në mënyrë që të mund të bëjnë identifikimin e trupit të pajetë./Albinfo.ch

The post MPJ konfirmon se Serbia ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit appeared first on Albinfo.