Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë

Ethet e Nilit u rikthyen në Shqipëri pas 13 vjetësh, duke shkaktuar deri tani 3 të vdekur dhe 17 të infektuar. Personat që kanë ndërruar jetë janë nga Lushnja, Fieri dhe Kurbini. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë. Autoritetet kanë marrë masat duke kryer procesin […] The post Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë appeared first on Albinfo.

Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë

Ethet e Nilit u rikthyen në Shqipëri pas 13 vjetësh, duke shkaktuar deri tani 3 të vdekur dhe 17 të infektuar. Personat që kanë ndërruar jetë janë nga Lushnja, Fieri dhe Kurbini. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.

Autoritetet kanë marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe monitorimin etomologjik periodik në gjithë vendin. Deri tani, nga Ethet e Nilit Perëndimor rastet më të shumta janë shënuar në Serbi, ku 100 persona janë të sëmurë dhe 9 të tjerë kanë vdekur. Kjo situatë ka prekur edhe Rumaninë, Hungarinë dhe Italinë, ndërkohë që në Greqi gjendja paraqitet më emergjente.

Në shtetin grek janë raportuar të paktën 55 raste si bartës të këtij virusi, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.

 

The post Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë appeared first on Albinfo.