Shpërthen goma e aeroplanit, vdesin 2 persona

Dy persona kanë vdekur, pasi goma e një avioni Boeing 757 shpërtheu teksa po ndërrohej. Një punonjës i Delta Air Lines, operatori i avionit dhe një kontraktor, u vranë në zonën e mirëmbajtjes së Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, pak pas orës 5 të mëngjesit të së martës, me atë vendore amerikane. Një person i tretë […] The post Shpërthen goma e aeroplanit, vdesin 2 persona appeared first on Albinfo.

Shpërthen goma e aeroplanit, vdesin 2 persona

Dy persona kanë vdekur, pasi goma e një avioni Boeing 757 shpërtheu teksa po ndërrohej.

Një punonjës i Delta Air Lines, operatori i avionit dhe një kontraktor, u vranë në zonën e mirëmbajtjes së Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, pak pas orës 5 të mëngjesit të së martës, me atë vendore amerikane.

Një person i tretë mësohet se ka pësuar lëndime të rënda.

Është fatkeqësia më e fundit për prodhuesin e aeroplanëve Boeing, i cili tashmë po përballet me akuza serioze për sigurinë dhe kontrollet e cilësisë.

Delta tha në një deklaratë se ishte “zemërthyer për humbjen e dy anëtarëve të ekipit dhe plagosjen e një tjetri pas një incidenti këtë mëngjes në objektin e mirëmbajtjes së operacioneve teknike në Atlanta”.

Linja ajrore shtoi: “Ne kemi dhënë mbështetjen tonë të plotë për anëtarët e familjes dhe kolegët gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”.

“Familja Delta është mirënjohëse për veprimin e shpejtë të reaguesve të parë dhe ekipeve mjekësore në vend. Tani po punojmë me autoritetet lokale dhe po kryejmë një hetim të plotë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur”.

The post Shpërthen goma e aeroplanit, vdesin 2 persona appeared first on Albinfo.