Shpërthimi i radiove ndërlidhëse, Hezbollahu bën përgjegjës Izraelin: Do të marrë ndëshkimin e duhur

Hezbollahu paralajmëroi hakmarrje ndaj Izraelit, të cilin e akuzon për shpërthimin e pajisjeve të komunikimit pagers, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe u plagosën rëndë rreth 2800 të tjerë. Ministri libanez i Informacionit Ziad Makary dënoi shpërthimin e pajisjeve, të përdorur nga Hezbollah dhe të tjerët në Liban për të komunikuar, si një “agresion [...]Read More...

Shpërthimi i radiove ndërlidhëse, Hezbollahu bën përgjegjës Izraelin: Do të marrë ndëshkimin e duhur

Hezbollahu paralajmëroi hakmarrje ndaj Izraelit, të cilin e akuzon për shpërthimin e pajisjeve të komunikimit pagers, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe u plagosën rëndë rreth 2800 të tjerë.

Ministri libanez i Informacionit Ziad Makary dënoi shpërthimin e pajisjeve, të përdorur nga Hezbollah dhe të tjerët në Liban për të komunikuar, si një “agresion izraelit”, raporton agjencia Reuters.

Hezbollahu tha se Izraeli do të marrë “ndëshkimin e tij të drejtë” për shpërthimet. Ushtria izraelite, e cila ka qenë e angazhuar në luftë ndërkufitare me Hezbollahun e mbështetur nga Irani që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të Reuters në lidhje me shpërthimet.

Një zyrtar i Hezbollahut, duke folur në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi i pagerëve ishte “shkelja më e madhe e sigurisë” të cilës grupi i ishte nënshtruar në gati një vit konflikti me Izraelin.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se zhvillimet në Liban janë jashtëzakonisht shqetësuese./abcnews.al