Rusia pretendon se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në rajonin e Kurskut

Tre cisterna të një depoje të naftës në rajonin Kurs të Rusisë u përfshin nga zjarri si rezultat i një sulmi me dronë të kryer nga Ukraina, tha më 28 korrik guvernatori rajonal, Alexei Smirnov. Askush nuk është lënduar gjatë sulmit dhe zjarri në një cisternë u shua shpejt. Megjithatë, 82 zjarrfikës dhe 32 njësi [...]Read More...

Rusia pretendon se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në rajonin e Kurskut

Tre cisterna të një depoje të naftës në rajonin Kurs të Rusisë u përfshin nga zjarri si rezultat i një sulmi me dronë të kryer nga Ukraina, tha më 28 korrik guvernatori rajonal, Alexei Smirnov.

Askush nuk është lënduar gjatë sulmit dhe zjarri në një cisternë u shua shpejt. Megjithatë, 82 zjarrfikës dhe 32 njësi janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarrin në dy cisternat e tjera, shkroi Smirnov në një postim në Telegram.

Ministria ruse e Mbrojtjes shkoi në Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar dy dronë mbi rajonin e Kurskut.

Smirov tha se dronët po ashtu dëmtuan disa ndërtesa të banimit në rajon, duke plagosur një person.

Këto pretendime të Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë rast.