Vrasja e 8 vjeçares në Turqi, arrestohet edhe nëna dhe vëllai i vajzës. Nën akuzë dhe 6 të afërm të tjerë

Një gjykatë turke ka akuzuar për bashkëpunim në vrasje nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare që u gjend e vdekur pas 19 ditësh, si dhe ka kërkuar paraburgimin e tyre. Trupi i Narin u gjet pas tre javësh në provincën Diyarbakır. Ky rast ka shkaktuar tronditje në Turqi dhe janë zhvilluar shumë demonstrata. [...]Read More...

Vrasja e 8 vjeçares në Turqi, arrestohet edhe nëna dhe vëllai i vajzës. Nën akuzë dhe 6 të afërm të tjerë

Një gjykatë turke ka akuzuar për bashkëpunim në vrasje nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare që u gjend e vdekur pas 19 ditësh, si dhe ka kërkuar paraburgimin e tyre.

Trupi i Narin u gjet pas tre javësh në provincën Diyarbakır. Ky rast ka shkaktuar tronditje në Turqi dhe janë zhvilluar shumë demonstrata. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se do të kërkojë dënimin më të ashpër për ata që janë përgjegjës për vrasjen e Narin Guran.

Prokurorët në Dijarbakir akuzuan nënën dhe vëllain 18 vjeçar të saj për bashkëpunim në vrasjen e tij. Gjashtë persona, mes të cilëve një xhaxha dhe kushërinjtë e Narines, janë akuzuar tashmë për shkatërrimin e provave të krimit, ndërsa një tjetër xhaxhai i vajzës akuzohet gjithashtu për vrasje.

Partitë politike dhe organizatat e grave kanë mbajtur protesta në qytete të ndryshme të Turqisë duke kërkuar drejtësi për Narin. Vrasja e vajzës ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, kryesisht për shkak se një numër i madh i të afërmve të saj janë implikuar në krim.

Narin u zhduk më 21 gusht nga fshati i saj, që ndodhet rreth 10 kilometra në jug të Dijarbakirit. Trupi i saj u gjet më 8 shtator në një thes, pranë një përroi, të mbuluar me gurë.

Nuk është e qartë se si ajo u vra, por mediat raportuan se një autopsi gjeti mavijosje në qafën e saj.

/abcnews.al