Shqipëria do të ndryshojê rregullat për dhënien e nënshtetësisë

Shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në Shqipëri për të paktën 5 vite, për t’u bërë shtetas të përhershëm. Në ligjin e ri, për shtetasit e huaj parashikohen dhe përjashtime në rast pensioni apo aksidentesh. Në ligjin e depozituar për konsultim publik, parashikohet që shtetasit nga vendet e BE-së […] The post Shqipëria do të ndryshojê rregullat për dhënien e nënshtetësisë appeared first on Albinfo.

Shqipëria do të ndryshojê rregullat për dhënien e nënshtetësisë

Shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në Shqipëri për të paktën 5 vite, për t’u bërë shtetas të përhershëm. Në ligjin e ri, për shtetasit e huaj parashikohen dhe përjashtime në rast pensioni apo aksidentesh.

Në ligjin e depozituar për konsultim publik, parashikohet që shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në vendit tonë për të paktën 5 vite, për t’u bërë shtetas të përhershëm.

Por në ndryshimet e reja parashikohen dhe përjashtime.

Një person i huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, zona Shengen apo SHBA që janë në prag të pensionit dhe kanë kontribuuar për të paktën 12 muaj në Shqipëri mund të pajisen me lejen e përhershme.

Lehtësim do të ketë edhe në rastet kur një person që ka punuar për 2 vite, shpall paaftësinë për të punuar.

Në këto raste përfshihen aksidentet në punë apo një sëmundje që mund t’i ketë ardhur për shkak të profesionit.

Kushte për leje qëndrimi do të ketë dhe për studentët e huaj.

Ata do të mund të lëvizin për një vit, ndërsa do t’i lejohet dhe e drejta e punësimit duke respektuar limitin maksimal të 15 orëve në javë.

Studentët e huaj, gjithashtu, do të mund të zgjasin afatin e tyre të qëndrimit në Shqipëri, deri në përfundimin e shkollës./Ora News

The post Shqipëria do të ndryshojê rregullat për dhënien e nënshtetësisë appeared first on Albinfo.