Lëvizja Vetëvendosje dërgon ankesë në PZAP për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka njoftuar se ky subjekt ka dërguar ankesë zyrtare në PZAP, për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka shkruar se kjo ka ndodhur me gjithë zotimin e MPJD-së dhe Qeverisë së Kosovës se […] The post Lëvizja Vetëvendosje dërgon ankesë në PZAP për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata appeared first on Albinfo.

Lëvizja Vetëvendosje dërgon ankesë në PZAP për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka njoftuar se ky subjekt ka dërguar ankesë zyrtare në PZAP, për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka shkruar se kjo ka ndodhur me gjithë zotimin e MPJD-së dhe Qeverisë së Kosovës se do plotësohen gjitha kushtet për organizimin e votimit në Ambasada dhe Konsulata të Kosovës, transmeton albinfo.ch.

“Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organizmin e votimit në Ambasada dhe Konzullata të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se votimi jashtë vendit për mërgimtarët do të bëhet në 22 shtete, respektivisht në ambientet e 35 ambasadave dhe konsullatave me gjithsej 47 vendvotime.

Në mbledhjen e KQZ-së u tha se numri i votuesve jashtë vendit do të jetë rreth 47 mijë votues.

Postimi i plotë në linkun: https://www.facebook.com/alim.rama/posts/10161399577579210?ref=embed_post

The post Lëvizja Vetëvendosje dërgon ankesë në PZAP për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata appeared first on Albinfo.