Shqiptarët në Bujanoc sot protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që t’i bashkohen më 12 gusht protestës së shqiptarëve në Bujanoc. Sot protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi. Ajo ka thënë se takimi do të bëhet në sheshin e Bujanocit, në orën 11:00, të […] The post Shqiptarët në Bujanoc sot protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia appeared first on Albinfo.

Shqiptarët në Bujanoc sot protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që t’i bashkohen më 12 gusht protestës së shqiptarëve në Bujanoc.

Sot protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi.

Ajo ka thënë se takimi do të bëhet në sheshin e Bujanocit, në orën 11:00, të hënën.

“Të dashur qytetarë të komunës së Preshevës,

Të nderuar shqiptarë të Luginës,

Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi në oën 11:00 në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

The post Shqiptarët në Bujanoc sot protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia appeared first on Albinfo.