Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë

 Eni Dibra Hoffmann ka lindur në një familje të shquar artistësh, me një trashëgimi të pasur kulturore në Tiranë. E bija e pianistes së njohur Anita Tartari dhe aktorit të shquar Sulejman Dibra, ajo është mbështetur dhe frymëzuar që në fëmijëri për pasionin e saj për muzikën klasike, përcjell albinfo.ch. Talenti i saj ka filluar […] The post Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë appeared first on Albinfo.

Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë

 Eni Dibra Hoffmann ka lindur në një familje të shquar artistësh, me një trashëgimi të pasur kulturore në Tiranë. E bija e pianistes së njohur Anita Tartari dhe aktorit të shquar Sulejman Dibra, ajo është mbështetur dhe frymëzuar që në fëmijëri për pasionin e saj për muzikën klasike, përcjell albinfo.ch.

Talenti i saj ka filluar të shkëlqejë që në moshë të re, duke u vlerësuar me çmime të para në konkurse kombëtare prestigjioze, si “Epta”, “Konkursi me vepra shqiptare” dhe “Pianisti i Ri.” Pas përfundimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ajo fitoi bursë për të ndjekur studimet në Konservatorin e Neuchâtel, Zvicër, ku përfundoi me sukses virtuozitetin nën drejtimin e Sylvianne Deferne, duke u dalluar për rezultatet e shkëlqyera.

Gjatë karrierës së saj të pasur, znj. Dibra ka marrë pjesë në masterklase me disa nga pianistët më të njohur në botë, duke përfshirë Naum Shtarkman, Luiz de Moura Castro, Paul Badura Skoda, Florent Boffard dhe Gerardo Vila. Në vitin 2006 ajo u nderua me çmimin për shoqëruesen më të mirë në konkursin prestigjioz “12° Concorso internazionale di canto solistico” në Gorizia. Më pas, realizoi një turne në Shqipëri me sopranon e njohur Alessandra Bowr, falë mbështetjes së Prohelvetia.

Eni Dibra është e njohur edhe për angazhimet e saj në festivale të rëndësishme muzikore, duke përfshirë festivalin Pianodrom, ku performoi si duo pianistike me nënën e saj Anita Tartari. Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë në Chamber Fest Durrës dhe ka performuar me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar në një interpretim të paharruar të Triples së Beethoven.

Në vitin 2021, ajo publikoi diskun e saj të parë solo dhe muzikë dhome “Romantisme Sonore D’Albanie”, një projekt ambicioz që ka marrë vlerësime të larta nga kritika ndërkombëtare. Ky album përmban disa nga veprat më të spikatura të repertorit pianistik të muzikës shqiptare, duke shërbyer si një thesar kulturor dhe burim frymëzimi për gjeneratat e ardhshme të pianistëve.

Znj. Dibra ka vazhduar të kontribuojë në jetën kulturore, duke performuar në koncerte të shumta ndërkombëtare. Një nga këto performanca u zhvillua në Tiranë gjatë Ditëve të Frankofonisë, ku ajo interpretoi një repertor të pasur të muzikës franceze, nën mbështetjen e Ambasadës Zvicerane.

Aktualisht, ajo jeton në qytetin e bukur të Biennë-s me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, ku ndan pasionin për pianon si pedagoge në “Musikschule Seeland” dhe përmes aktiviteteve koncertale të suksesshme./ Shqiptaret ne Zvicer

The post Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë appeared first on Albinfo.