Shteti evropian që u godit nga temperatura të larta

Italia po përballet me temperatura të pazakonta për muajin gusht. Meteorologët në vendin fqinjë thonë se fundjava e 10 dhe 11 gusht ka rezultuar më e nxehta për këtë muaj. Temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius duke thyer rekordet e mëparshme për këtë periudhë të vitit. Në Romë, bashkia vendosi në përdorim aplikacione […] The post Shteti evropian që u godit nga temperatura të larta appeared first on Albinfo.

Shteti evropian që u godit nga temperatura të larta

Foto ilustrim

Italia po përballet me temperatura të pazakonta për muajin gusht. Meteorologët në vendin fqinjë thonë se fundjava e 10 dhe 11 gusht ka rezultuar më e nxehta për këtë muaj. Temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius duke thyer rekordet e mëparshme për këtë periudhë të vitit.

Në Romë, bashkia vendosi në përdorim aplikacione që paralajmëronin turistët zonat ku temperatura reale ishte më e lartë.

Gjithashtu, këto aplikacione njoftonin vizitorët se ku ndodheshin burimet ujore dhe shatërvanët më të afërt në qytet.

Ndërkohë, i nxehti ekstrem ka goditur edhe vende të tjera të Europës si Greqia dhe Spanja.

Të dhënat e instituteve meteorologjike tregojnë se gjatë kësaj vere janë thyer gjithë rekordet historike për temperaturat e larta duke ngritur alarmin për të ardhmen.

The post Shteti evropian që u godit nga temperatura të larta appeared first on Albinfo.