Sindikata, 8 persona humbën jetën gjatë këtij viti në vendin e punës

Safadin Osmanaj, zjarrfikës në qytetin e Klinës ka humbur jetën të enjten e javës që kam pas deri sa ishte angazhuar në shuarjen e një zjarri. Policia kishte njoftuar se zjarrfikësi ka shkuar të intervenojnë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë, ku dhe ka ndërruar jetë. Përfaqësues të Inspektoratit të Punës […]

Sindikata, 8 persona humbën jetën gjatë këtij viti në vendin e punës
sindikata,-8-persona-humben-jeten-gjate-ketij-viti-ne-vendin-e-punes

sindikata,-8-persona-humben-jeten-gjate-ketij-viti-ne-vendin-e-punes

Safadin Osmanaj, zjarrfikës në qytetin e Klinës ka humbur jetën të enjten e javës që kam pas deri sa ishte angazhuar në shuarjen e një zjarri.

Policia kishte njoftuar se zjarrfikësi ka shkuar të intervenojnë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë, ku dhe ka ndërruar jetë. Përfaqësues të Inspektoratit të Punës thonë se gjatë këti viti vetëm një person ka humbur jetën në vendin e punës, por në anën tjetër përfaqësues të sindikatave kanë bërë të ditur se janë edhe shtatë persona të tjera vetëm gjatë këtyre muajve që humbën jetën në krye të detyrës.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

“Në vitin 2024 kemi 8 raste të vdekjes të punëtorëve në vendin e punës duke përfshirë edhe vdekjen e fundit të zjarrfikësit”, deklaroi Azemi.

Ai pas humbjes së jetëve të punëtorëve ka kritikuar ashpër Qeverinë, duke thënë se s’po marrin asnjë hap për këtë kategori.

Azemi tregon se punëtorët s’kanë kushte minimale për të punuar.

“Kushtet e rënda i kanë punëtorët, askush nuk mbanë përgjegjësi për ta përveç ata për vete, nuk janë krijuar kushtet as minimale që ta respektojmë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Veç nëse e ruajnë vetën se Institucionet nuk po bëjnë asgjë”, u shpreh ai.

Azemi: Mijëra euro po ndahen për asistent e për punëtorët asnjë cent

Kryetari i Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se pushteti aktual po ndanë mijëra euro për asistent e deputetë e punëtorëve asnjë cent s’po jua ndanë.

Azemi madje thotë se një krahasim i tillë është një çmenduri.

“Me dekada kemi kërkuar që të kemi një fond të veçantë për punëtorët që vdesin në vendin e punës, por nuk kemi marrë asnjë mbështetje. Këta po ndajnë qindra mijëra euro për asistent e deputetë dhe nuk e ndajnë asnjë cent për punëtorin që e humb jetën në vendin e punës nëse e bënë një krahasim të tillë vjen deri në një çmenduri”, deklaron Azemi.

Azemi thotë se Inspektorati i Punës kur punëtori del jashtë punishtes nuk e konsideron që është rast i vdekjes në punë.

Ai thotë se shifrat tona ndryshojnë për këtë arsye nga Inspektorati.

“Statistikat e Inspektoratit janë të ndryshme nga tonat se ne konsiderojmë që gjatë orarit të punës punëtori kur shkon në punë dhe nuk e përfundon orarin e punës ai është në vendin e punës pa marr parasysh a është brenda kompanisë apo jashtë ai është punëtor i asaj kompanie  dhe kjo është vdekje në vendin e punës, derisa inspektorati nëse del jashtë punishtes të vet e konsiderojnë që nuk është rast i vdekjes e punës”, u shpreh Azemi.

Inspektorati i Punës: Gjatë këtij viti kemi një aksident në vendin e punës me fatalitet

Front Online ka dërguar pyetje edhe tek Inspektorati i Punës lidhur me rastet e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës dhe të njëjtin kanë kthyer përgjigje duke thënë se vetëm një rast është.

Tutje, në përgjigje është thënë se sektori i ndërtimtarisë prinë me aksidentet në vendin e punës.

“Gjatë këtij viti kemi një aksident në vendin e punës me fatalitet. Ndërtimtaria është sektori ku më së shumti kanë ndodhur aksidentet ne vendin e punës”.

Nga Inspektori i Punës theksojnë se kushtet jo të sigurta janë shkaktarët kryesor të aksidenteve në punë.

“Bazuar në të dhënat, kushtet jo të sigurta të punës kanë qenë shkaktarët kryesor të aksidenteve në vendin e punës”.

Gjatë 7 muajve nga Inspektorati janë shqiptuar 989 masa ndëshkimore për mos respektimin e ligjit të punës.

Ndërsa, mbi 7 mijë inspektime janë realizuar.

“Gjatë kësaj periudhe janar-korrik/2024 Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar 989 masa ndëshkimore për moszbatim të legjislacionit. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej  7031 inspektime, dhe janë parashtruar 692 ankesa nga palët me pretendimet se iu janë cenuar të drejtat e tyre”, thuhet në përgjigje.

Në polici janë hapur 175 raste për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për Front Online ka bërë të ditur se nga janari e deri më 8 gusht janë hapur 175 raste me veprën penale “Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.