Skandal: Kryetarja e OShP-së nuk e zbaton aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për (mos)shkarkimin e Kimete Gashit

Me 13 korrik të vitit të kaluar, me propozim të Qeverisë së Kosovës e lidhur me një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për insulina, pat marrë vendim për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi. Megjithatë, ky vendim u apelua nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për t’u pranuar […]

Skandal: Kryetarja e OShP-së nuk e zbaton aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për (mos)shkarkimin e Kimete Gashit
skandal:-kryetarja-e-oshp-se-nuk-e-zbaton-aktvendimin-e-gjykates-kushtetuese-per-(mos)shkarkimin-e-kimete-gashit

skandal:-kryetarja-e-oshp-se-nuk-e-zbaton-aktvendimin-e-gjykates-kushtetuese-per-(mos)shkarkimin-e-kimete-gashit

Me 13 korrik të vitit të kaluar, me propozim të Qeverisë së Kosovës e lidhur me një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për insulina, pat marrë vendim për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi.

Megjithatë, ky vendim u apelua nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për t’u pranuar si e mirëqenë kjo kërkesë nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Kjo e fundit, përmes një aktvendimi kishte vendosur se shkarkimi i Kimete Gashit binte ndesh me aktin më të lartë juridik të vendit.

“Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së përmes Vendimit të kontestuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 13 korrikut 2023. Siç sqarohet në Aktgjykim, shkarkimit të anëtares së Bordit të OSHP-së, i kishte paraprirë Vendimi [PSH. 397/409/22] i Bordit të OSHP-së i 11 tetorit 2022, përmes të cilit ishte anuluar njoftimi i Autoritetit Kontraktues, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë, për anulimin e aktivitetit të prokurimit me titull “Furnizimi me Insulina Analoge nga Lista Esenciale Lot 1 dhe Lot 3””, thuhej në njoftim.

Por, duket se ky lajm nuk po i pëlqen kryetares së OShP-së, Vjosa Gradinaj-Mexhuani.

Ajo duket se nuk e njeh as ligjin në Kosovë, pasi mendon që Kuvendi ka fuqi mbi Gjykatën Kushtetuese.

Gradinaj-Mexhuani po tenton që këtë çështje ta kthejë në Kuvend. Madje, siç mëson Gazeta Paparaci nga burime të mirëinformuara, për nesër në OShP ajo ka thirrur edhe për një mbledhje.

Në mbledhjen përkatëse do të diskutohet që të mosrespektohet vendimi i Kushtetutës, kjo diçka pa sens, sepse vendimet e gjykatës më të lartë nuk kundërshtohen, por veç zbatohen./Paparaci