Sondazhet e nxorën humbës, Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro fiton mandatin e tretë

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka fituar një mandat të tretë, pavarësisht disa sondazheve të daljes që kishin treguar për një fitore vendimtare të opozitës. Kreu i Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Elvis Amoroso, tha se Maduro kishte siguruar 51% të votave, duke mposhtur kundërshtarin e tij Edmundo Gonzalez, i cili fitoi 44%. Rezultatet ishin vonuar për [...]Read More...

Sondazhet e nxorën humbës, Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro fiton mandatin e tretë

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka fituar një mandat të tretë, pavarësisht disa sondazheve të daljes që kishin treguar për një fitore vendimtare të opozitës.

Kreu i Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Elvis Amoroso, tha se Maduro kishte siguruar 51% të votave, duke mposhtur kundërshtarin e tij Edmundo Gonzalez, i cili fitoi 44%. Rezultatet ishin vonuar për shkak të “agresionit” ndaj sistemit të transmetimit të të dhënave zgjedhore.

Maduro tha se rizgjedhja e tij ishte një triumf i paqes dhe stabilitetit dhe përsëriti pohimin e tij gjatë fushatës se sistemi zgjedhor i Venezuelës është transparent. Megjithatë, Gonzalez pretendoi gjithashtu fitoren, duke thënë se “venezuelianët dhe e gjithë bota e dinë se çfarë ndodhi”.

Udhëheqësja e opozitës Maria Corina Machado tha se diferenca e fitores së Gonzalez ishte “dërrmuese”, bazuar në rezultatet nga numërimet e votave nga rreth 40% e kutive të votimit në mbarë vendin.

/abcnews.al