Sondazhet e reja amerikane flasin për rritje të mbështetjes për Kamala Harris

Sipas një sondazhi në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA, kandidati republikan për president Donald Trump ka mbetur tri pikë prapa rivales së tij demokrate, Kamala Harris. Në anketimin e kryer së bashku nga radio amerikane NPR, televizioni PBS dhe kolegji ”Marist”, është vërejtur se performanca e Harris […] The post Sondazhet e reja amerikane flasin për rritje të mbështetjes për Kamala Harris appeared first on Albinfo.

Sondazhet e reja amerikane flasin për rritje të mbështetjes për Kamala Harris

Sipas një sondazhi në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA, kandidati republikan për president Donald Trump ka mbetur tri pikë prapa rivales së tij demokrate, Kamala Harris.

Në anketimin e kryer së bashku nga radio amerikane NPR, televizioni PBS dhe kolegji ”Marist”, është vërejtur se performanca e Harris ka shënuar përmirësim në krahasim me anketat e mëparshme.

Zëvendëspresidentja amerikane Harris, vazhdon garën zgjedhore, tri pikë përpara rivalit të saj Trump.

Ndërkohë, 53 për qind e të anketuarve mendojnë se Harris do ta mbrojë demokracinë më mirë se Trump.

Edhe për çështjen e emigrantëve, 52 për qind e votuesve mendojnë se qëndrimi i Trump është më i fortë përballë Harris.

Gjithashtu 51 për qind e votuesve amerikanë besojnë se Trump, në vend të Harris do ta trajtojë më mirë tensionin në Lindjen e Mesme.

Kompania e sondazheve “The Cook Political Report” deklaroi se diferenca e pikëve midis Harris dhe Trump u ul në 1,3.

Edhe në sondazhin e kryer nga gazeta ”Wall Street Journal” (WSJ) u zbulua gjithashtu se në mesin e votuesve të regjistruar kishte një rritje të mprehtë në favorizimin e Harris.

The post Sondazhet e reja amerikane flasin për rritje të mbështetjes për Kamala Harris appeared first on Albinfo.