Sot fillon SunnyHill Festival 2024

Sot (e enjte, 25 korrik), pritet të fillojë festivali më i madh në vend. Festivali do të zgjasë plotë katër ditë 25-28 korrik, ku do të ketë artistë të ndryshëm. Lokacioni këtë radhë do të jetë në Bërnicë, derisa kjo ngjarje ka bërë sërish bashkë yjet ndërkombëtarë. Top artistët që pritet të startojnë me hapjen…

Sot fillon SunnyHill Festival 2024

Sot (e enjte, 25 korrik), pritet të fillojë festivali më i madh në vend.

Festivali do të zgjasë plotë katër ditë 25-28 korrik, ku do të ketë artistë të ndryshëm.

Lokacioni këtë radhë do të jetë në Bërnicë, derisa kjo ngjarje ka bërë sërish bashkë yjet ndërkombëtarë.

Top artistët që pritet të startojnë me hapjen e festivalit për katër ditë radhazi janë: Bebe Rexha, Burna Boy, Stormzy dhe Dj Snake.

Ndërkaq në këtë event të ftuar janë edhe shumë artistë shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Yll Limani, Lyrical Son, MC Kresha, Ledri Vula, Dhurata Dora, Ya Nina etj. /Lajmi.net/