Starmer: Rivendosja e marrëdhënieve me Europën nuk do të thotë kthim në BE

Gjatë fjalimit të tij, Starmer tha se ka qenë shumë i qartë se dëshiron një rivendosje të marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së dhe se takimi dypalësh i traktatit sot po ecën në ritmin e duhur. Starmer sqaroi se rivendosja me BE-në “nuk do të nënkuptonte kthimin e Brexit ose rihyrjen në tregun e [...]Read More...

Starmer: Rivendosja e marrëdhënieve me Europën nuk do të thotë kthim në BE

Gjatë fjalimit të tij, Starmer tha se ka qenë shumë i qartë se dëshiron një rivendosje të marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së dhe se takimi dypalësh i traktatit sot po ecën në ritmin e duhur.

Starmer sqaroi se rivendosja me BE-në “nuk do të nënkuptonte kthimin e Brexit ose rihyrjen në tregun e vetëm ose në Bashkimin Doganor”. Ai shtoi se nuk ka plane për një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve, por ka plane për “një marrëdhënie më të ngushtë.”

Kryeministri britanik theksoi gjithashtu se traktati i ri midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë është pjesë e një rivendosjeje më të gjerë të marëdhënieve midis dy vendeve dhe shtoi se shpreson se do të arrihet deri në fund të vitit.

Starmer u ndal edhe tek konflikti në Ukrainë, duke riafrimuar angazhimin e të dy vendeve për të mbështetuar Ukrainën. Starmer foli edhe për luftën në Gaza dhe shprehu mbështetjen për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Gaza.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të thellojnë bashkëpunimin për sfidat e përbashkëta sociale si emigracioni.

“Të dy vendet kanë rënë dakord të zhvillojnë një plan të përbashkët veprimi për të menaxhuar migracionin e paligjshëm”, tha ai.

/abcnews.al